Sot shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, organizohen disa aktivitete NULL NULL 18.04.2026 07:16 18.04.2026 07:16 Sot shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, dhe për këtë Komuna ka organizuar një sërë aktivitetesh për nderim të heronjve që dhanë jetën për liri. Aktivitetet do të zhvillohen sipas këtij programi: 10:00 – Homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve, Velani. 10:30 – Nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti. 10:35 – Dhurimi i gjakut në sheshin “Zahir Pajaziti”. 11:30 – Homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve dhe Martirëve, Makovc. 12:00 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Sharban, Rimanishtë, Barilevë, Bernicë e Epërme, Mramor, Stallovë, Koliq, Prapashticë, Dabishec, dhe Canaj. 13:00 – Tubimi qendror tradicional “Epopeja e UÇK-së”, Marec. 17:00 – Akademi përkujtimore në Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë. /Klankosova.tv