Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire NULL NULL 09.07.2025 09:34 09.07.2025 09:34 Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropian të Esports – EEC25, një ngjarje e madhe e sporteve elektronike që po sjell në vendin tonë përfaqësues nga e gjithë Evropa. Ceremonia hapëse e këtij kampionati do të mbahet sot (e martë), më 9 korrik, duke filluar nga ora 12:00 në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë figura të rëndësishme institucionale dhe ndërkombëtare. Të pranishmëve do t’ju drejtohen: Kryetari i Federatës së Esports të Kosovës, Altin Preniqi, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Sekretari i Federatës Ndërkombëtare të Esports (IESF), Boban Totovski. Pjesë e ceremonisë do të jenë edhe interpretime artistike. Sopranoja Arta Jashari, e shoqëruar nga kitaristi Ardit Stafa, do të interpretojë këngën e njohur “Dashuro” të Nexhmije Pagarushës. Ndërkohë, Ansambli Kombëtar “Shota” do të sjellë para publikut vallen tradicionale shqiptare.