Sot në orën 16:00 shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë NULL NULL 15.03.2025 12:20 15.03.2025 12:20 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot në orën 16:00 do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sipas të cilit mbledhja nis në orën 16:00. “Ju njoftoj se sot (e shtunë, 15 mars 2025, ora 16:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025”, tha Elezi për Klankosova.tv Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje ka dalë e para, e dyta PDK, LDK – e treta dhe AAK-Nisna e katërta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025