Sot mbahet mbledhja e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut NULL NULL 18.11.2024 06:50 18.11.2024 06:50 Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Mbledhja fillon nga ora 10:30 dhe pritet të jetë një agjendë e ngjeshur derisa zgjat ajo në orën 14:15. Më poshtë gjeni agjendën e kësaj ngjarjeje midis dy qeverive: 10:30 – Mbërritja e delegacioneve 10:50/ 55 – Mbërritja e kryeministrave Albin Kurti dhe Hristijan Mickoski 11:00 – Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes nga kryeministri Kurti 11:10 – Fotografia e përbashkët 11:20 – Takimi bilateral ndërmjet kryeministrave Kurti dhe Mickoski 11:20 – Takime bilaterale ndërmjet ministrave (homologëve) të qeverive 12:00 – 13:30 Takimi Ndërqeveritar / G2G ndërmjet Qeverive 13:30 – Nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale 13:45 – Konferenca e përbashkët për shtyp kryeministrave Kurti dhe Mickoski.