Sot luhen tri ndeshje të Superligës, vëmendja në takimin mes Llapit e Feronikelit NULL NULL 11.11.2023 07:34 11.11.2023 07:34 Sot do të luhet xhiroja e 14-të e Superligës së Kosovës në futboll me takimet që pritet të nisin nga 13:00. Gjatë ditës do të luhen tri ndeshje ku Drita do ta pret Fushë Kosovën në Gjilan, Llapi do të jetë nikoqir i Feronikelit ndërsa Prishtina do të udhëtojë për në Prizren ku do të përballet me Lirinë. Aktualisht, Drita është në pozitën e dytë në tabelë me 22 pikë, Llapi gjendet në pozitën e tretë me pikë të njëjtë, kurse Prishtina në vendin e pestë me 17 sosh, e dy pozitat e fundit i mbajnë Fushë Kosova dhe Liria me 10, respektivisht 8 pikë.