Sot luhen dy takime në basketboll, vëmendja në Suharekë NULL NULL 15.10.2023 07:50 15.10.2023 07:50 Foto ilustruese, topi i basketit Sot do të luhen dy ndeshjet e mbetura në kuadër të javës së katërt në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Derbi i kësaj xhiro zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës. Ylli ka një fitore e dy humbje, ndërsa Peja është e vetmja me tri fitore radhazi në elitë. Dy skuadrat hyjnë për fitore, pasi kanë ambicie të larta në këtë edicion. Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje është ndërmjet Trepçës dhe Vëllaznimit. Mitrovicasit pas dy fitoreve radhazi pësuan nga Peja, kurse kuqezinjtë janë skuadra e vetme në elitë deri më tani me tri humbje, duke mos shënuar asnjë fitore. Java 4-Prince Caffe Superliga E diel 17:00 Golden Eagle Ylli – Peja 19:00 Trepça – Vëllaznimi