Sot hapet ekspozita me temë “7 dhe 8 Marsi” NULL NULL 02.03.2016 08:43 02.03.2016 08:43 Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot në orën 10:00, do hapë ekspozitën me temë “7 dhe 8 Marsi”. Kjo ekspozitë do të organizohet dhe zhvillohet në objektin e Galerisë së Fakultetit të Arteve, dhe në të do të prezantohen punimet e realizuar nga nxënësit e nivelit parauniversitar të Komunës së Prishtinës. Në hapje do të marrin pjesë Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, transmeton Klan Kosova.