Sot hapet ekspozita me piktura të Rexhep Selimit NULL NULL 25.11.2022 10:12 25.11.2022 10:12 Në Muzeun Kombëtar të Kosovës, sot nga ora 12:00 do të hapet ekspozita personale e Rexhep Selimit. Kjo u bë e ditur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. “Me datën 25 nëntor, nga ora 12:00, në hapësirat e Muzeut Kombëtar të Kosovës, bëhet hapja e ekspozitës personale të Rexhep Selimit”, thuhet në njoftim. Sipas njoftimit, në katër vitet e fundit, Selimi ka përfunduar më shumë se 250 piktura, dhe disa prej tyre do të ekspozohen për publikun në muze përmes ekspozitës “Në garë me botën gri”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 4 dhjetor 2022. Rexhep Selimi është arrestuar dy vite më parë dhe po mbahet në qendrën e paraburgimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës Hagë. Selimi dhe tre ish-liderët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, po gjykohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. /Klankosova.tv