Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot fillon faza gjysmëfinale në volejbollin kosovar, transmetohet direkt në Artmotion

NULL NULL
nga Engjëll Bërbatovci 21.04.2021 08:55

Edhe një tjetër fazë e play-offit po fillon në platformën më të pasur me ngjarje sportive në vend, Artmotion. Mesjava do të rikthejë katërshen elitë të volejbollit të djemëve në aksion. Në palestrën “Karagaqi”, Peja do ti bëj konak Golden Eagle Therandës në gjysmëfinalet që do të përcaktohet me dy fitore. Të mërkrurën, me fillim prej orës 19:00, ekskluzivisht në Art Sport 3, Peja – Golden Eagle Theranda.

19:00 PEJA – G. E. THERANDA ART SPORT 3

Pas përfundimit të sezonit të rregullt, Superliga e Volejbollit të Kosovës starton me fazën më të nxehtë të sezonit, me atë të play offit. Skuadra e Pejës që e përfundoi stinorin si e dyta në tabelë pas Ferizajt, do të ballafaqohet me Golden Eagle Therandën që e përfundoi sezonin e rregullt në vendin e 4 me 32 pikë të grumbulluara. Kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën më unike në vend Art Motion, nga ora 19:00.

Ndërsa në të njëjtën ditë zhvillohet edhe gjysmëfinalja tjetër në Gjilan, ku Drita pret finalistin e Kupës, Ferizajn.

 Finalistët do të përcaktohen nëse në duelet përballë arrijnë të fitojnë dy ndeshje.

lajme të ngjashme