Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot është Dita Ndërkombëtare e Dushit

NULL NULL
14.06.2022 08:20

Nëse keni kërkuar një arsye për të bërë një banjë, Dita Ndërkombëtare e Dushit, është mundësia perfekte.

Të gjithë dëshirojnë një zhytje të gjatë në banjë pas një dite të ngarkuar, pasi, është mënyra më e lehtë për t’u çlodhur dhe një mënyrë e shkëlqyer për të shijuar shoqërinë e vetes suaj.

Ishte 14 qershori, kur matematikani, shkencëtari dhe studiuesi grek Arkimedi, zbuloi se vëllimi i një objekti mund të matej me saktësi duke u zhytur në ujë, derisa ai ishte në një banjë. I etur për të ndarë entuziazmin e tij për këtë zbulim, Arkimedi u hodh nga vaska dhe bërtiti “Eureka, eureka!” ndërsa vraponte nëpër rrugët e Sirakuzës. Derisa jo të gjithë ne jemi gjeni, Dita Ndërkombëtare e Dushit është gjithashtu një ditë ideale për të inkurajuar të mësuarit dhe zbulimin te fëmijët. Lodrat e banjës mund të inkorporohen gjatë kohës së banjës për t’i mësuar fëmijët rreth funksionimit bazë të universit.

Sot, ne jemi mësuar me banja të rehatshme me dushe, vaskë dhe rrjedhje uji të kontrolluar nga presioni. Por, jo shumë kohë më parë, larja ka qenë një përvojë mjaft e pakëndshme. Për shembull, në shekullin XIX, një banjë ishte thjesht një enë e madhe metalike e ftohtë, e vendosur përpara një oxhaku, pa asnjë pajisje hidraulike. Dhe, në pjesë të tjera të botës, njerëzit duhej të zhyteshin në një pellg ose lumë aty pranë kur donin të pastroheshin, duke përballuar kushtet e motit të ftohtë dhe rreziqe të tjera shëndetësore. Edhe pse tani shijojmë banja të rehatshme me temperatura të kontrolluara, është thelbësore të kujtojmë se ka shumë njerëz në botë pa asnjë qasje në ujë të pastër dhe të pijshëm. Pra, edhe pse është mirë të shijojmë një banjë luksoze herë pas here, duhet të kujtojmë që të mos e shpërdorojmë kurrë ujin.

lajme të ngjashme