Sot është Dita e Fëmijëve të Vetëm NULL NULL 12.04.2022 05:40 12.04.2022 05:40 12 prilli shënon Ditën Kombëtare të Fëmijës së Vetëm. Pra, sot festojnë fëmijët që nuk as vëlla e as motër. Sipas Peë Research, numri i familjeve me vetëm një fëmijë është dyfishuar që nga viti 1970. Në vitin 2014, statistikat tregojnë se 22 përqind e grave të moshës 40-44 vjeç kishin lindur vetëm një fëmijë. Krahasuar me të dhënat nga Byroja e Regjistrimit të Shteteve të Bashkuara, statistikat vazhdojnë të jenë gradualisht në rritje, përcjell Klankosova.tv. Ajo që këto statistika nuk tregojnë është se të qenit fëmijë i vetëm ka shumë të mira, por edhe të këqija. Shumë fëmijë të vetëm shprehin përfitimet, siç është ajo që vëmendja e prindërve të tyre nuk ndahet, sepse nuk ka shumë vëllezër e motra që kërkojnë vëmendjen e tyre. Ndryshe, studimet thonë se një fëmijë i vetëm priret të ndihet më i sigurt dhe të jetë më i dashur.