Sot do të mbahet mini-maratona “N’vrap me çikat” NULL NULL 14.04.2019 08:17 14.04.2019 08:17 Në Pejë sot do të zhvillohet mini-maratona “N’vrap me çikat”, transmeton Klan Kosova. Kjo është iniciativë e “U ACT” në kuadër të projektit “Social Act” që implementohet prej Rrjetit të Edukatorëve Bashkëmoshatar. Mini-maratona fillon nga ora 11:00 deri në ora 13:00 në qendrën e komunës së Pejës. Qëllimi i saj është që të motivohen vajzat dhe gratë e Kosovës që të merren më shumë me aktivitete sportive.