Sot diskutohet për masat e reja kundër COVID-19 NULL NULL 26.05.2021 08:44 26.05.2021 08:44 Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka ftuar në një takim virtual kryetarët e komunave të Kosovës. Takimi do të mbahet në orën 10:00 teksa temë e diskutimit pritet të jenë masat e reja kundër COVID-19. Kështu bëri të ditur dy ditë më parë për klankosova.tv, Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës. “Po, mund ta konfirmojë se do të mbahet takimi virtual. Takimi mbahet në ora 10:00. Në këtë takim pritet të diskutohet për procesin e deritashëm të vaksinimit nëpër komuna, situatën epidemiologjike si dhe pritet të diskutohet për masat e reja në përballje me pandeminë COVID-19”. Ibrahimi tha se nga kryetarët e komunave është kërkuar edhe heqja e orës policore. “Është kërkuar nga ana e kryetarëve të komunave heqja edhe orës policore. Edhe kjo mund të diskutohet gjatë këtij takimi”.