Sot 205 të shëruar dhe 193 raste të reja me COVID-19 NULL NULL 13.08.2020 15:11 13.08.2020 15:11 Drejtori i Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 193 raste të reja me COVID-19 në Kosovës. Ai po ashtu ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 205 persona nga kjo sëmundje, njofton Klan Kosova. “Tashmë jemi në rrugë të mbarë që disa ditë. Duke mos pasur vend për vet kënaqësi, në do të vazhdojmë me zbatimin e masave. Qytetarët kanë filluar të zbatojnë masat dhe kjo për vërehet me uljen e lakores epidemiologjike në vend”. “Janë testuar 491 mostra dhe 193 raste kanë rezultuar pozitive. Janë shëruar 205 pacientë”. klankosova.tv