Soros investon 1 miliard dollarë në Universitetin Global NULL NULL 24.01.2020 12:14 24.01.2020 12:14 Miliarderi George Soros ka shpalosur planin e tij që të investojë 1 miliard dollarë për ta hapur një Universitet Global me qëllim të luftimit të qeverive autoritare dhe ndryshimet klimatike, duke i quajtur ato “sfida binjake që kërcënojnë mbijetesën e qytetërimit”. Rrjeti Universitar i Shoqërisë së Hapur (Open Society University Network) do të ofrojë një platformë ndërkombëtare për mësimdhënie dhe kërkime, tha 89 vjeçari të enjten në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, njofton Klan Kosova. Universiteti do të hapet përmes një partneriteti të Universitetit të Europës Qendrore të mbështetur nga Soros dhe Bard College. “Si strategji afatgjate, shpresa jonë më e mirë qëndron në qasjen në arsim cilësor, konkretisht në një edukim që forcon autonominë e individit duke kultivuar mendimin kritik dhe duke theksuar lirinë akademike”, tha Soros. Në fjalimin e tij dhe një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh vijuese, Soros mbuloi një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë ekonominë e “mbinxehur” amerikane. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Festa e Pashkëve: Dodë Gjergji fton qytetarët për paqe, harmoni, barazi e tolerancë fetare 3 minuta më parë