Sonte vijnë edhe dy avionë me afganë në Shqipëri NULL NULL 27.08.2021 22:03 27.08.2021 22:03 Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri deklaroi se gjatë mbrëmjes së sotme priten të mbërrijnë në Tiranë dy fluturime të tjera me qytetarë afganë. Avioni i parë me 150 persona nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë. Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka. 121 qytetarët e parë afganë mbërritën në Shqipëri në vona të mbrëmjes së shkuar. Ata ndodhen aktualisht të strehuar në qytetin e Durrësit./tvklan