Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sonte në Rubikon: Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani

NULL NULL
18.06.2025 15:19

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe juristi i njohur, Enver Hasani, jep përgjigje për disa nga dilemat kryesore të bllokadës aktuale politike në vend, kushtetutshmërinë e veprimeve politike dhe pozicionin e Kosovës në kontekstin e situatës dramatike në Lindjen e Mesme.

–  Përse, sipas Hasanit, Albin Kurti dhe kabineti i tij janë “uzurpues të pushtetit ekzekutiv”?

–  Kush është, ligjërisht, kryeministër në detyrë?

–  Përse thotë se çdo vendim që ky kabinet ka marrë pas 19 prillit është joligjor?

–  A po shkelet Kushtetuta me propozimin për votim të fshehtë?

–  Çfarë shkeljesh ligjore, sipas Hasanit, po bën Avni Dehari?

–   Si duhet lexuar mesazhi i Presidentit amerikan drejtuar Kosovës dhe Serbisë?

–   A po afrohet Beogradi zyrtar me Perëndimin?

–  Kush po i vendosë kushte SHBA-së?

–   Si duhet të pozicionohet Kosova në kaosin që ka përfshirë Lindjen e Mesme?

Të gjitha këto tema dhe më shumë, sonte nga ora 20:45, në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.