Sonte në Rubikon: Faza përfundimtare e gjykimit në Hagë NULL NULL 15.01.2026 18:26 15.01.2026 18:26 Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka hyrë në fazën përfundimtare, duke e kthyer Hagën në qendër të vëmendjes për opinionin publik në Kosovë dhe më gjerë. Pyetjet mbi mundësinë e lirimit apo dënimit, afatet ligjore të shpalljes së vendimit dhe pesha e dëshmive të zyrtarëve perëndimorë janë ndër temat më të diskutuara të këtij procesi. Ditët vendimtare në Hagë, lirim apo dënim? – Çfarë pritet të ndodhë në fazën finale të gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së? – A mund të zgjasë vendimi përtej afatit ligjor të përcaktuar? – Çfarë peshe kanë dëshmitë e zyrtarëve perëndimorë? – Çfarë do të thotë ky proces për Kosovën? Këto çështje dhe zhvillimet e fundit do të diskutohen sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova, me të ftuarit Rina Mujku, Berat Buzhala, Ardian Bajraktari, Rrahman Paçarizi dhe Gazmend Syla. Rubikon, sonte nga ora 20:45 në Klan Kosova.