Sonte në Rubikon: Dy ditët vendimtare – pse s’po zgjidhet Presidenti? NULL NULL 03.03.2026 17:39 03.03.2026 17:39 Emisioni i sotëm Rubikon, nën moderimin e autorit Adriatik Kelmendi, do të tentojë të gjejë me panelistët arsyet pse po zvarritet çështja e presidentit. – A mund të ketë marrëveshje deri të enjten? – Pse po e shmang Albin Kurti emrin e Vjosa Osmanit? – Pse po përmendet Murat Jashari si “konsensus automatik” edhe pas refuzimit publik? – Cili është skenari më i mundshëm: Osmani, Konjufca apo një kandidat konsensual? – Kush e paguan çmimin politik nëse vendi shkon në zgjedhje të reja? Në panel: Dukagjin Gorani, Aida Dërguti, Avni Arifi, Dardan Sejdiu, Vehbi Kajtazi. Emisionin mund ta ndiqni në Klan Kosova, nga ora 20:45.