Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sonte në Prishtinë, “El Clasico” e basketbollit kosovar

NULL NULL
23.03.2025 10:16
Sigal Prishtina Trepça

Java e 25-të e Superligës në basketboll mbyllet sonte me dy superndeshje që i sjell në transmetim ekskluzivisht platforma më e madhe televizive në trojet shqiptare, Artmotion.

Vëmendja është në kryeqytet, ku zhvillohet superndeshja, “El Clasico” e basketbollit kosovar Prishtina-Trepça.

Loja luhet në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit” me fillim nga ora 20:00, dhe transmetohet në kanalin Sport 2.

Kurse, në palestrën “Sezai Surroi” zhvillohet ndeshja mes Prizrenit dhe Vëllaznimit dhe nis po ashtu nga ora 20:00, njofton Klankosova.tv

Kjo ndeshje transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 6 të Artmotion.

Mos e humbisni këtë spektakël basketbollistik./ Klankosova.tv

lajme të ngjashme