Sonte, nata e fundit e Sunny Hill Festival NULL NULL 07.08.2022 08:31 07.08.2022 08:31 Sonte është nata e fundit e festivalit të muzikës Sunny Hill, festival ky që për katër ditë priti artistë nga e gjithë bota për të performuar në Prishtinë. Sunny Hill, edhe këtë herë është mbajtur në Parkun e Gërmisë, njofton Klankosova.tv Në skenën e këtij festivali u ngjitën Dua Lipa, që është edhe organizatore e tij, artisti kolombian J Balvin, Mahmood, Azet e Zuna Skepta e Diplo, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Ledri Vula, Ghetto Geasy dhe shumë të tjerë. Mbi 20 mijë adhurues të muzikës morën pjesë në këtë festival.