Sonte mbahet mesha solemne e Pashkës në Prishtinë NULL NULL 08.04.2023 09:09 08.04.2023 09:09 Në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, këtë të shtunë me fillim nga ora 21, do të mbahet mesha solemne e Pashkës. Kjo meshë do të udhëhiqet nga ipeshkvi Dodë Gjergji me meshtarët e dioqezës. Festa e Pashkëve katolike që shënon ditën e ringjalljes së Jezu Krishtit, është një festë e lëvizshme, që do të thotë se nuk ndodh në të njëjtën datë çdo vit. Pashkët llogaritet në bazë të fazave të hënës dhe ardhjes së pranverës. Pashkët mund t’i bie të festohen që në fillim të 22 marsit dhe deri më 25 prill, varësisht se kur ndodh hëna e plotë e Pashkës. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.