Sonte luhet derbi Sigal Prishtina – Trepça NULL NULL 20.11.2022 14:18 20.11.2022 14:18 Foto ilustruese, topi i basketit Është një nga ndeshjet më të forta që zhvillohet në basketbollin kosovar. E sot me fillim nga ora 17:00 dy gjigandë do të “zbarkojnë” në parket. Sigal Prishtina dhe Trepça, do të përballen mes vete, në kaudër të Prince Superligës. Loja do të luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Takimin e parë e ka fituar Trepça me rezultat 80:75. Klubi nga kryeqyteti deri në xhiron e 11-të i kanë gjashtë fitore e katër humbje. Ndërkaq mitrovicasit kanë gjashtë fitore e tri humbje.