Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sonte ju pret një ‘Prime’ i zjarrtë

NULL NULL
11.11.2024 20:12

Rreth një orë na ndan që nga nisja e spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova 3.

Spektakli ‘Prime’, pritet që sonte të sjellë shumë surpriza për miliona ndjekës të këtij formati televiziv e që është më i shikuari në trojet shqiptare që nga dita e nisjes së tij.

Prime do të nis nën prezantimin e nikoqirëve Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, teksa opinionet e tyre do t’i japin Olta Gixharri dhe Milaim Zeka.

Fundjava i ka afruar disa nga banorët ku Gjesti dhe Xheneta dhanë puthjen e parë, por edhe përplasjet e forta nuk kanë munguar.

Debatet dhe ngjarjet që kanë karakterizuar fundjavën në shtëpinë më të famshme e më të vëzhguar në vend do të diskutohen sonte, ku nuk do të mungojnë as nominimet.

Spektakli nis transmetimin nga ora 21:00 ekskluzivisht në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion, si dhe LIVE në kanalin zyrtar në Youtube, të Big Brother VIP Kosova.

lajme të ngjashme