Sonte gjysmëfinalja e katërt në Superligë të Basketbollit, Bora-Bashkimi NULL NULL 02.05.2026 09:46 02.05.2026 09:46 Super spektakli i “Play-off”-it në Superligë do të vazhdojë në fundjavë, ku zhvillohen gjysmëfinalet e katërta. Garat shtesë, ashtu siç është pritur kanë sjellur super ndeshje, dramë dhe emocione pa fund. Bora-Bashkimi përballen sonte, ku prizrenasit po avancojnë në seri 2:1. Prishtinasit synojnë të barazojnë serinë në 2:2, kurse Portokallezinjtë me fitore kualifikohen në finale. Kjo ndeshje nis nga ora 19:30 dhe do të transmetohet në platformën Artomotion në kanalin Sport2.