Sonte finalja e UEFA Supercup Real Madrid – Eintracht Frankfurt, ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Sport 1 NULL NULL 10.08.2022 14:19 10.08.2022 14:19 Sonte duke illuar nga ora 21:00, zhvillohet ndeshja finale e UEFA Supercup, që përball mes tyre kampionët e Champions League, Real Madrid, dhe ata të Europa League, Eintracht Frankfurt. Finalen mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në kanalet Sport 1 dhe Klan Kosova me komentimin e Arlind Sadikut. “Mbretërit” do të synojnë që sezonin e ri ta nisin me një trofe mjaft të çmuar në sirtarët e tyre. Edicionin e kaluar “Los Blancos” e mbyllën me trofeun e 14-të të Champions League, kurse Frankfurti fitoi vetëm për herë të dytë në histori garën e Europa League, duke mposhtur në finale klubin skocez Rangers pas penalltive. Finalja e UEFA Supercup Real Madrid – Frankfurt vjen ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Sport 1 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.