Finalja e UEFA Supercup Real Madrid – Frankfurt vjen ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Sport 1 - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Finalja e UEFA Supercup Real Madrid – Frankfurt vjen ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Sport 1

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 09/08/2022

Nesër, e mërkurë, duke filluar nga ora 21:00, zhvillohet ndeshja finale e UEFA Supercup, që përball mes tyre kampionët e Champions League, Real Madrid, dhe ata të Europa League, Eintracht Frankfurt.

Këtë ballafaqim në vendin tonë mund ta ndiqni direkt në kanalet Sport 1 dhe Klan Kosova me komentimin e Arlind Sadikut.

Real Madrid do të synojë ta nisë sezonin me një trofe të ri në sirtarët e klubit më të lavdishëm të futbollit evropian, pasi stinorin e kaluar e mbylli me trofeun e 14-të të Champions League, kurse Frankfurti fitoi vetëm për herë të dytë në histori garën e Europa League, duke mposhtur në finale klubin skocez Rangers pas penalltive.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid (4-3-3); Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Alaba; Kroos, Casemiro, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius Jr

Frankfurt (3-4-3); Trapp; Toure, Ndicka, Tuta; Knauff, Sow, Rode, Lenz; Gotze, Kamada, Borre