Sonte fillon orari “i tmerrshëm” i Atleticos, nis me Barcelonën në Kupë NULL NULL 25.02.2025 09:25 25.02.2025 09:25 Atletico Madridi ka një orar tepër të zorshëm pasi dy herë do të luajë kundër Real Madridit e tri herë kundër Barcelonës brenda një muaji. Ata e nisin sot në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit pasi u shkojnë katalunasve sonte në ndeshjen që nis nga ora 21:30, njofton Klan Kosova. Madrilenët pastaj më 1 mars presin Athletic Bilbaon në La Liga, e tre ditë më vonë i shkojnë kampionit evropian Real Madridit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve. Më 12 mars, klubi i Diego Simeones luan ndeshjen e kthimit ndaj Realit, ndërkaq, katër ditë më vonë pret Barcelonën në “Wanda Metropolitano” në kuadër të La Ligës. Për ta përmbyllur këtë orar, më 2 prill ata luajnë ndaj Barcelonës në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.