Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sonte eklipsi më i gjatë i hënës këtë shekull

NULL NULL
27.07.2018 11:09
Krejt ky fenomen do të zgjasë rreth 43 minuta dhe do të jetë i dukshëm për banorët e Europës, Lindjes së Mesme, Afrikës, Australisë, pjesës më të madhe të Azisë dhe Amerikës Jugore

Mbrëmja e së premtes do të jetë e veçantë për të apasionuarit pas fenomeneve kozmike, pasi do të shënojë eklipsin më të gjatë të hënës në këtë shekull.

Hëna do të kalojë përmes qendërs së hijes së Tokës, duke marrë gradualisht ngjyrë të kuqe, ose atë kafe të kuqërremtë.

Krejt ky fenomen do të zgjasë rreth 43 minuta dhe do të jetë i dukshëm për banorët e Europës, Lindjes së Mesme, Afrikës, Australisë, pjesës më të madhe të Azisë dhe Amerikës Jugore.

Nisur po nga e njëjta natë, Marsi do të jetë në pikën më të afërt me Tokën që nga viti 2003, i dukshëm si “yll i kuq i shndritshëm” kur qiejt janë pa re.

lajme të ngjashme