Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sondazhi i ri i PIPOS: VV 43.8 %, PDK 21.1 %, LDK 17.2 %, AAK 7 %

NULL NULL
29.01.2021 21:36

Lëvizja Vetëvendosje do të jetë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit me 43.8 % të votave.

Kështu e ka nxjerrë sondazhi më i ri i PIPOS që është prezantuar ekskluzivisht në Rubikon të Klan Kosovës.

E dyta në këtë sondazh ka dalë PDK-ja me 21.1 %, derisa pas saj janë LDK-ja me 17.2 % dhe AAK-ja me 7 %.

Edhe në këtë sondazh del se Nisma Socialdemokrate nuk do ta kalojë pragun me 2.9 %.

Rezultatet e sondazhit më të fundit:

Lëvizja Vetëvendosje – 43.8 %

PDK – 21.1 %

LDK – 17.2 %

AAK – 7 %

Nisma Socialdemokrate – 2.9 %

Refuzoj të përgjigjem – 4 %

I pavendosur – 3.2 %

Të tjerë – 1 %

Radhitja e subjekteve politike nuk ka ndryshuar krahasuar me radhitjen në rezultatet e sondazhit paraprak.

Por, nëse këto të dhëna i krahasojmë me të dhënat e sondazhit të kaluar del se Lëvizja Vetëvendosje ka një rënie të lehtë prej 0.4 %, pasi në matjet e fundit kishte dalë fituese me 44.2 %.

PDK-ja – si e dyta në radhitje – ka shkuar në 21.1 % nga 20.40 % duke shënuar rritje prej 0.7 %.

LDK-ja – si partia e tretë – ka shënuar rënie edhe më të lehtë (0.15 %) në matjet e fundit. Këtë parti e kanë zgjedhur 17.2 % të të anketuarve, derisa javën e kaluar ishte zgjedhja e 17.35 % e të anketuarve.

AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate kanë ruajtuar përafërsisht rezultatin e njëjtë.

Grafikoni i javës së kaluar (22.01.2021)

Drejtori i PIPOS, Fisnik Halimi, ka sqaruar se në sondazhin e fundit kanë marrë pjesë 3000 respodentë ndryshe nga sondazhi i kaluar që është realizuar me 1050 respodentë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.