Solidariteti ndërfetar: Gjini e Hoxha e bëjnë Nrecën me shtëpi (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 08.11.2023 20:31 nga Flamur Gajtani 08.11.2023 20:31 Shtëpinë e vjetër e la pas. E me gjasë, edhe jetesën e vështirë. Kjo pasi Prenk Nreca nga Pjetershani i Gjakovës të mërkurën hyri në shtëpinë e re. Atë ia ndërtoi Shoqata “Bereqeti”, raporton Klan Kosova. Pesë djemtë e tij janë të parët që e bënë përhajër godinën dydhomëshe, e pastaj edhe mysafirët. Mysafir e patën edhe kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, që kontribuoi me 5 mijë euro, i cili çmoi mobilizimin që u bë rreth rastit të familjes Nreca. Edhe nga Bashkësia Islame po ndihen të plotësuar me kontributin. E hoxha që udhëhoqi punimet e shtëpisë, Abdurrahman Bejtullahu, falënderoi të gjithë për solidaritetin e treguar. Vetë përfituesi, që e mban familjen e tij si punëtor krahu e i cili është baba vetëushqyes pasi gruaja iu divorcua, u emocionua për ndihmën që iu dha. ‘Bereqeti’ e ndihmoi Nrecën edhe me pako ushqimore. /Klankosova.tv