S’ndalen festimet me armë, në Gjakovë policia gjeti 49 gëzhoja në një aheng NULL NULL 18.08.2025 09:26 18.08.2025 09:26 Policia e Kosovës, foto ilustruese Të shtënat me armë në ahengje familjare nuk kanë të ndalur. Së fundmi është raportuar se në qytetin e Gjakovës ka pasur të shtëna me armë. Pasi policia ka pranuar informatën ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur e konfiskuar 49 gëzhoja, kalibra të ndryshëm të cilat dyshohen se janë shkrepur gjatë festës. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.