Smith e mposht Castillon me një nokaut ‘brutal’ (VIDEO) NULL NULL 25.09.2021 21:39 25.09.2021 21:39 Boksieri britanik, Callum Smith e mposhti Lenin Castillon me nokaut në raundin e dytë, ku detyrua që të dal nga ringu me një barelë. Në fillim të raundit të dytë, Smith e dhuroi një goditje të fort ndaj kundërshtarit të tij, Castillo, i cili mbeti pa ndjenja në ring dhe gjyqtari u detyrua që ta ndërpresë ndeshjen. Goditja dukej qartë se e kishte rrëzuar atë, dhe u mor shpejt një vendim për ta hequr atë nga ringu përmes një barele. Ndërsa nuk u bë asnjë përpjekje për ta ngritur atë në këmbë, pasi duket se ai i lëvizi duart dy herë. Ishte debutimi i Smithit në peshën e rëndë, ndeshja e tij e parë me trajnerin e ri Buddy McGirt dhe lufta e tij e parë që kur humbi ndaj Canelo Alvarez. Nga trajnerët e Smithit, pavarësisht që fituan nuk pati festime për shkak të gjendjes së Castillos. Eddie Hearn shkroi në Twitter se Castillo ishte “me ndjenja” gjatë rrugës për në spital. Smith dhe Castillo u ndeshën menjëherë pas meçit të Florian Markut të fituar kundër Maxim Prodan, në “Totteham Hotspur Stadium”. /Klankosova.tv/. The brutality of this knockout is something.Callum Smith with a vicious knockout of Lennin Castillo.#boxing 🎥 @DAZNBoxing pic.twitter.com/ldvUutRwpz — Robert Flores (@RoFlo) September 25, 2021