Sloti u takua personalisht me Cherkin NULL NULL 03.06.2025 16:48 03.06.2025 16:48 Trajneri i ri i Liverpoolit, Arne Slot, është takuar personalisht me mesfushorin francez Rayan Cherki gjatë një udhëtimi në jug të Francës. Takimi u zhvillua përpara se Liverpool të intensifikonte përpjekjet për të transferuar Florian Wirtzi nga Leverkusen. Cherki ka tërhequr interesin e klubeve të mëdha pas një sezoni të suksesshëm me Lyonin. Manchester City gjithashtu është në garë për firmën e tij, teksa Liverpool po e mban Cherkin si alternativë nëse dështojnë për Wirtzin.