Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Slot konfirmon që Liverpooli i ka paguar kontratën e mbetur familjes së Jotas

NULL NULL
26.09.2025 17:13

Arne Slot ka zbuluar se pronarët e Liverpoolit, Fenway Sports Group, kanë paguar pjesën e mbetur të kontratës së Diogo Jotas për familjen e tij.

Sulmuesi portugez tragjikisht humbi jetën në korrik, pasi automjeti me të cilin po udhëtonte u përplas në provincën spanjolle të Zamorës. Vëllai i Jotës, Andre Silva, gjithashtu humbi jetën në aksident.

Raportime dolën në ditët që pasuan se Liverpooli kishte ndërmend t’ia paguante pjesën e mbetur të kontratës familjes së tij. Dy muaj më vonë, Arne Slot i ka konfirmuar ato raportime, duke lavdëruar pronarët e Liverpoolit.

“Pronarët zakonisht kritikohen, si trajnerët, por mënyra se si ata e trajtuan këtë situatë, duke i paguar bashkëshortes së tij dhe fëmijëve gjithë paratë nga kontrata [është e lavdërueshme]. Ndoshta njerëzit mendojnë se është normale, por në futboll nuk është”, deklaroi Slot për TNT Sports.

Jota fitonte rreth 140,000 funte në javë te “The Reds”, me kontratën e tij që skadonte në verën e vitit 2027. Prandaj, Liverpooli i pagoi familjes së tij rreth 14.5 milionë funte.

lajme të ngjashme