Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sllovenia e Kosova me bashkëpunim në fushën e bibliotekave

NULL NULL
18.01.2016 12:07

Ministri i Kulturës, Kujtim Shala ka pritur sot në një takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Sllovenisë në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Ndërmjet ministrit Shala dhe ambasadorit Miljan Majhen u bisedua veçmas për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Sllovenisë në fushën e bibliotekave publike.

Shala e falënderoi ambasadorin Majhen për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që Sllovenia i ka dhënë Kosovës dhe u shpreh se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më të ardhmen.

Ndërsa, ambasadori Majhen po ashtu u shpreh se vendi i tij  është i përkushtuar që të bashkëpunojë ngushtë me MKRS-në në fushat me interes të përbashkët, transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme