Sllamnikut i zëvendësohet masa e paraburgimit me arrest shtëpiak NULL NULL 19.02.2026 21:06 19.02.2026 21:06 Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë vendim me të cilin masën e paraburgimit ia ka zëvendësuar me arrest shtëpiak Arianit Sllamnikut, i cili dyshohet iu ka përshkruar ilaçe në vlerë mijëra euro fëmijëve me autizëm, me pretendimin se i shëron. Zëvendësimin e masës e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Gjykatës, Sabit Shkodra. “Me kërkesë të Prokurorisë, gjyqtarja e ka bërë zëvendësimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, tha Shkodra për Klankosova.tv. Sllamniku dyshohet për veprat penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore” dhe “Eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barnave”. Raportimi i Klan Kosovës: Arianit Sllamniku përfundon 1 muaj në paraburgim