Skype mënjanon defektin akut NULL NULL 04.06.2015 16:59 04.06.2015 16:59 Inxhinierët kanë mënjanuar defektin që çonte në dështim të platformës. Gabimi që bënte që Skype të dështojë për shkak të dërgimit të 8 karakereve specifike u rregullua nga inxhinierët e Microsoft. Lidhur me këtë gjë, në një postim në forumet e Skype, një inxhinier i Microsoft tha: “Ekipet tona të inxhinierëve kanë punuar shumë për të zgjidhur problemin dhe tashmë kemi publikuar një përditësim për të gjitha platformat”. Poashtu, u zbulua se tetë karakteret që shkaktonin këtë dështim ishin “http://:”. Problemi ishte i madh sepse përsëritjej edhe nëse e rilançonit Skype, apo fshinit bisedën. Verzionet e reja janë në këtë vegëz.