Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Skitarët e Kosovës udhëtojnë në Itali për kampionatin botëror

NULL NULL
nga Jon Ajeti 05.02.2021 14:24

Kombëtarja e Kosovës në skitari ka udhëtuar drejt Cortina d’Ampezzo të Italisë, ku nga 8 deri më 21 shkurt do të mbahet Kampionati Botëror i Skitarisë.

Kosovën në këtë garë do ta përfaqësojnë skitarët Arbi Pupovci, Albin Tahiri dhe Fiona Rusta-Blaka, të cilët janë edhe bursistë të Komitetit Olimpik të

Kosovës për Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022.
Bashkë me ekipin kanë udhëtuar edhe trajnerët Agim Pupovci për meshkujt dhe Bujar Turjaka për femrat, si dhe doktori Shyqri Mema, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme