Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

SKIJIM: Lara Colturi renditet e 20-ta në garën e sllallomit gjigand në Austri

NULL NULL
nga Endrit Zogaj 30.12.2022 08:08

Skiatorja shqiptare Lara Colturi, ka shkëlqyer në garën e sllalomit gjigand në Austri duke arritur rezultatin e saj më të mirë sezonal në garat e Kupës së Botës në ski.

16 vjeçarja u klasifikua në vendin e 20-të në këtë turne.

Pjesë e kësaj gare ishin 62 skiatore, por Colturi arriti të kualifikohet mes 28-të më të mirave.

Zbritjen e parë 16 vjeçarja e përfundoi për 1:02:28, duke e siguruar kualifikimin tutje, ndërsa në zbritjen e dytë ajo e kreu për 1:04:11.

Me këto rezultate, skiatorja kuq e zi u klasifikua në pozitën e 20-të, duke grumbulluar 11 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës për femra në ski.

Lara Colturi është skiatorja më e re në moshë që garon në këtë garë.

lajme të ngjashme