Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Skenar i njëjtë e pret Kosovën edhe nesër – Opozita s’e voton Haxhiun!

NULL NULL
nga Vesa Rama - Ago 28.04.2025 12:04

Nesër pritet të mbahet seanca e tetë konstituive e Kuvendit të Kosovës, tentativa e gjashtë për të zgjedhur kryeparlamentare, kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiun.

Edhe të martën pritet që kjo seancë të dështojë, pasi Opozita vazhdon ta ketë qëndrimin e njëjtë, pra nuk japin vota për deputeten Haxhiu, pasi kjo e fundit – siç u deklarua më parë nga krerët e partive të mëdha në Kosovë, nuk është figurë unifikuese.

May be an image of 5 people

Klankosova.tv ka kontaktuar LDK-në, PDK-në dhe AAK-në për të marrë përgjigje nëse këto parti kanë ndryshuar qëndrim në lidhje me votimin e Haxhiut, nesër. Por, skenari nesër do të jetë i njëjtë – pra sërish bllokim pasi nga këto parti deklaruan se nuk ka asnjë ndryshim.

No photo description available.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku për Klankosova.tv tha se kjo parti nuk ka ndryshuar qëndrim.

Njëjtë janë deklaruar edhe nga LDK-ja. Deputetja Hykmete Bajrami për Klankosova.tv tha se nuk ka asnjë ndryshim, madje as nuk do të ketë.

Të njëjtin qëndrim mban edhe AAK-ja. Burimet brenda kësaj partie thanë: “Vazhdon të jetë e njëjtë. Nuk ka ndryshim”.

May be an image of 1 person and text

Ndërkohë, sa i përket partisë fituese, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka asnjë emër tjetër për këtë pozitë.

“Propozimi për Haxhiun si kryetare të Kuvendit nuk ndryshon”, tha ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati më 25 prill.

Njësoj janë deklaruar edhe deputetë të tjerë të VV-së të cilët vazhdimisht po fajësojnë Opozitën për bllokim të konstituimit të Kuvendit.

Rreth situatës aktuale politike në vend, kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Albin Kurti nuk ka komentuar asnjëherë – madje injorimi i tij ndaj gazetarëve të cilët vazhdimisht raportojnë nga Kuvendi, ka vazhduar që nga seanca e parë konstituive./Klankosova.tv

Kurti sërish nuk u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve

lajme të ngjashme