Skandal, policisë i ikën i dënuari në Rinas NULL NULL 17.12.2015 07:53 17.12.2015 07:53 Një i dënuar për tentativë vrasje ka mundur t’i shpëtojë mbrëmë policisë së Rinasit. Lapsi.al mësoi se ai është Arnold Canameti. Ky person ishte ekstraduar nga Franca, për shkak se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas dënimit të tij në mungesë. Por me të mbërritur në Rinas ai është arratisur. Policia e Rinasit ka tentuar ta mbajë të fshehtë arratisjen, në përpjekje për të mbuluar skandalin. Forca të shumta janë angazhuar mbrëmë me urgjencë për të kapur të arratisurin dhe për të mbyllur skandalin. Canameti është sjellë me pranga në duar nga Franca dhe mënyra se si ka mundur të largohet është ngre pikëpyetje të shumta. Një hetim ka nisur për këtë çështje dhe hetuesit po shohin edhe kamerat e sigurisë së aeroportit. Canameti ishte mes 20 personave të tjerë të ekstraduar nga Franca për shkaqe të ndryshme dhe iu dorëzua autoriteteve policore shqiptare bashkë me ta. / Lapsi.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 05/07/2025