S’ka të ndalur Kosova e Dyseldorfit, fiton sërish dhe ruan kreun e tabelës NULL NULL 06.04.2025 20:06 06.04.2025 20:06 Fatlum Ahmeti në minutën e 29′ dhe Ermir Sadria, fare në fund të ndeshjes, kanë mjaftuar për triumfin e radhës të Kosovës së Dyselrdorfit. VfB Hilden II e kishte të pamundur të bënte diçka në ballafaqim me skuadrën shqiptare, e cila po marshon drejt triunfit në Landesligan gjermane, raporton Klankosova.tv Renditja tabelare aktuale në Landesliga të Gjermanisë Kompeticioni ku garon ky klub i themeluar në vitin 1989, nga diaspora shqiptare, është i gjashti me radhë, derisa pretendimet për t’u inkuadruar në divizionin e pestë, tani janë shumë reale.