S’ka rehati në familjet kosovare, shtatë raste të dhunës të raportuara në 24 orë NULL NULL 15.06.2026 09:01 15.06.2026 09:01 Përgjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u shënuan shtatë raste të dhunës në familje. Si pasojë, tetë persona janë arrestuar, ndërsa katër prej tyre janë dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv. Më poshtë i gjeni rastet e dhunës në familje që u regjistruan gjatë ditës së diel: Prishtinë / Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 4.14 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje . Prishtinë / Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovare. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. Ferizaj / Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht dhe është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima pas trajtimit mjekësor është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Gjakovë / Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se në gjendje të dehur dyshohet se i kishte shkaktuar dhunë psikike dhe kishte tentuar ta godas viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Malishevë / Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt. Gjakovë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në vazhdimësi dyshohet se u ka shkaktuar familjes dhunë psikike dhe ua kishte demoluar orenditë shtëpiake. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Mitrovicë Jug / Me 15.06.206 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka shqetësuar viktimën femër kosovare si dhe të njëjtën e kishte sulmuar dhe kanosur. Lidhur me rastin viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.