S’ka pritje të gjata në pikat kufitare NULL NULL 24.12.2025 08:08 24.12.2025 08:08 Festat e fundvitit, si zakonisht sjellin edhe fluks në pikat kufitare, për shkak të ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje për t’i kaluar pushimet me familjet e tyre. Qendra për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat të cilat tregojnë se të gjitha pikëkalimet kufitare janë të lira për qarkullim. Kolona nuk ka fare, teksa pritja është mesatarisht 3 deri në 5 minuta. Përjashtim bën pika kufitare e Merdares, aty ku pritjet janë 10 minuta për të hyrë e 15 për të dalur nga kjo pikë. Kolona s’ka fare edhe në zonat e shënjuara për hyrje-dalje të kamionëve.