S’ka para për kujdestari, QKUK: Mbani stafin nën kontroll (VIDEO) NULL NULL 02.04.2026 20:16 02.04.2026 20:16 S’ka pagesa për kujdestari për stafin shëndetësorë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës deri në rishikimin e buxhetit të shtetit. Ky njoftim të cilin e ka siguruar Klan Kosova u ka shkuar atyre me anë të një emaili zyrtar, derisa u është kërkuar që situata të menaxhohet deri në mesin e vitit. Sipas këtij email zyrtar që drejtori i QKUK-së, Mentor Zejnullahu u’a ka dërguar të gjitha klinikave para 3 dite e të cilën e ka siguruar televizioni, atyre i është bërë me dije, se kujdestaritë dhe shtesat për gjithë stafin shëndetësor nuk do të paguhen deri në rishikimin e buxhetit të shtetit. Në mes tjerash menaxhmenti i QKUK-së ka kërkuar nga drejtorët e klinikave që ta mbajnë nën-kontrollë stafin si shkak i kësaj situate. Derisa në këtë njoftim zyrtar u treguan arsyet e qarta për mos pagesën e kujdestarive të muajit shkurt, ku këtij borxhi i është shtuar tashmë edhe marsi. Krejt këto udhëzime që shkuan në emër të tij e konfirmoi për Klan Kosovën edhe vet drejtori, Mentor Zejnullahu. Por, sipas tij ky email nuk është në kontekstin negativ e as kërcënues por mirëkuptues. Derisa zgjidhjen e këtij problem për pagesat e kujdestarive dhe shtesave ky e lidh me rishikimin e buxhetit që mund të ndodhë në prill dhe jo në qershor sicç parashihet. E, kurdo që këto pagesa të ekzekutohen në mënyrë retroaktive, mjekët jo zyrtarisht i thanë televizionit se obligimet tatimore do të ju rriten dhe pothuajse të gjitha mjetet financiare për kujdestaritë e mbajtura të një muaji do të ju shkojnë për taksa.