Sixers barazon serinë ndaj Heat (VIDEO) NULL NULL 09.05.2022 16:42 09.05.2022 16:42 Philadelphia 76ers e ka barazuar serinë në playoff ndaj Miami Heat në 2:2. Heat po udhëhiqnin 2:0, ndërkaq tshmë Sixers e ka realizuar fitoren e dytë në seri, me rezultat 116:108. Jimmy Butler me 40 pikë ishte pikëshënuesi më i mirë për Heat dhe në përgjithësi në ndeshje. Mirëpo, nata i takoi James Hardenit i cili realizoi 31 pikë, shtatë kërcime e nëntë asistime për ta udhëhequr klubin vendës drejt triumfit. Ndeshja e ardhshme luhet në Miami pas dy ditësh.