Situata në veri të Kosovës, protestohet në Tiranë para ambasadës serbe (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 27.12.2022 20:58 nga Flamur Gajtani 27.12.2022 20:58 Tirana ishte nikoqire e protestës kundër barrikadave në veri të Kosovës të martën. Qytetarë të shumtë nga të gjitha trevat shqiptare u mblodhën me pankarta e brohoritje para Ambasadës së Serbisë në Shqipëri. Kuvendi Kombëtar Shqiptar si organizator pohon se duhet të ndalet shkelja e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë, njofton Klan Kosova. Sipas tyre edhe luftërat dhe tensionimet e situatës i takojnë të kaluarës. Pas rreth një ore, protesta u shpërnda e qetë, por u tha se të tilla organizime do të mbahen përsëri nëse nuk ndërmerret diçka.