Sislej Xhafa për perfomansën me lopët: Jam vegjetarian, ju dua pa e ditur NULL NULL 24.07.2018 11:47 24.07.2018 11:47 Ekspozita e artistit me famë botërore Sislej Xhafa, ka thyer rekord duke regjistruar kështu që nga hapja e saj 1500 vizitorë. Por, ndonëse pati performansa të jashtëzakonshme, ndërtimi i një ahuri (ku qëndrojnë tetë lopë) afër Galerisë Kombëtare, që është pjesë e ekspozitës personale të Xhafës, nxiti shumë reagime, njofton Klan Kosova. Ai iu është përgjigjur reagimeve të shumta madje edhe paralajmërimeve për një protestë si shenjë pakënaqësie ndaj trajtimit të atyre lopëve të vendosura pranë Galerisë Kombëtare. Gjatë konferencës së sotme, Sislej Xhafa, ndonëse nuk ishte i pranishëm, pati një dedikim për ata që e akuzuan për keqtrajtim kafshësh: “Unë jam vegjetarian. Ju dua pa e ditur”, është sqarimi që artisti botëror Sislej Xhafa dërgoi në ato momente gjatë konferencës, njofton Klan Kosova. Pavarësisht përgjigjeve të Galerisë dhe artitistit, grupi “Të bashkuar për kafshët” do të mbajë sot protestë kundër veprës ”Dheu i thurrur”, në ora 16:30 në oborrin e Galerisë Kombëtare.