S’ishte nata e shqiptarëve në futboll NULL NULL 01.11.2024 23:23 01.11.2024 23:23 Vedat Muriqi i Mallorcas. Foto: FC Mallorca Mbrëmjen e sotme u zhvilluan tri ndeshje, në tri liga të ndryshme evropiane ku u inkuadruan lojtarët shqiptarë. Në Spanjë, përballja e vetme u luajt mes Alaves dhe Mallorcas së Vedat Muriqit. Ndonëse “Pirati” kosovar nuk u paraqit nga fillimi, ai u inkuadrua në minutën e 57’. Pati raste shënimi, por nuk ia deshi. Ndeshja përfundoi me fitoren e vendësve me rezultat minimal prej 1-0. Në Francë, ekipi i Edon Zhegrovës Lille luajti kundër Lyonit. Në këtë ndeshje, “Dardani” luajti 81 minuta, por nuk arriti të bënte asgjë. Ndonëse ishin shokët e kosovarit që kaluan të parët në epërsi (17’), ata nuk arritën të merrnin pikët e plota pasi mysafirët barazuan rezultatin në minutat e shtesë të ndeshjes (90+1’). Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1. Ndërkaq në Gjermani, Leverkuseni i Granit Xhakës nuk arriti të shfrytëzojë mundësinë që t’i afrohet kreut të tabelës. Përballja me Stuttgartin përfundoi baras pa gola. Mallorca me këtë humbje mbetet në pozitën e 7-të me 18 pikë – 12 larg kreut Barcelonës. Lille ndërkaq gjendet në pozitën e tretë, vetëm pesë pikë larg kreut PSG. Edhe Leverkuseni mban pozitën e tretë në Bundesligën gjermane me 16 pikë, katër larg Bayernit që mban kreun. /Klankosova.tv